Basha njoftoi protestë për të enjten, PS ia djeg planin sepse sot mbledh Parlamentin

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, është mbledhur konferenca e kryetarëve e cila vendosi që sot, në orën 17:00, do të zhvillohet seanca plenare.

Në rendin e ditës së Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Ndërkohë mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i KLGJ dhe KLP.

Opozita nga ana tjetër ka parashikuar që protesta e radhës të jetë të enjten, e kjo për arsye se pritej që të kishte seancë plenare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme