Basha: Qytetarët e bashkuar do i japin goditjen përfundimtare qeverisë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Në një dalje për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, kreu i opozitës Lulzim Basha foli për protestat.

Sipas tij qeveria ka rënë para syve të gjithë shqiptarëve, por edhe para botës dhe europës.

Basha u shpreh se qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare qeverisë.

“Rruga e vetme për tu përballur është rruga e angazhimit të gjithë, bashkimit të qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade. Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.

Për këtë arsye opozita vendosi të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie. Si kundër po bëhet gati për të parashtruar një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje konkrete në Këshillin Kombëtar të PD ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të opozitës në bashkëpunim me qytetarët”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme