Basha: Skenar kriminal i policisë nën urdhrat e Edi Ramës

Tiranë | 16 Shk 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu u PD-së, Lulzim Basha, në protestën e opozitës që po mbahet sot në Tiranë tha se gjendja ka dalë jashtë kontrollit për shkak të skenarit të qeverisë.

Ai tha se të gjitha janë pjesë e ‘një skenari kriminal të policisë të vënë nën urdhrat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama’.

Kreu demokrat tha se protestuesit kanë dalë aty në mënyrë paqësore.


“Kjo që e shohim është në skenar, ju e pat se si pas një përpjekje fare të lehtë të nga një grup banorësh të ‘Unazës’, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës, dhe gjitha kjo që dëgjoni në altoparlantë janë pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës për të shkaktuar një gjendje të tillë”, tha ai.

Basha tha se policia e ka thyer ligjin, dhe se çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit për shkak të skenarëve që siç tha ai, po bëhen për të nxitur dhunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme