Bashkim Ramosaj merr pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot ka marr pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga SH.M.P “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”.

“Qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike të cilat i ofron SH.M.P “Tafil Kasumaj”.

E falënderoj drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për punën e mrekullueshme dhe nxënësve iu urojmë suksese!”

Të ngjashme