Bashkim Ramosaj ndan mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj për nder te ditës se 7 Marsit u ndan mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar.

Tutje, kryetari Ramosaj tha se 7 Marsi është dita për të kujtuar dhe vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në përgatitjen e brezave të ardhshëm duke theksuar se zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë.

Njoftimi i plotë:

7 Marsi është dita për të kujtuar dhe vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë. Rruga e këtyre atdhetarëve ishte shumë e vështirë, por vendosmëria dhe dashuria e madhe për gjuhën shqipe bëri që këta atdhedashës të jenë si kandila të pashuar që përçuan dritë në errësirën që e kishte kapluar popullin tonë. Andaj, 7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë,sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.

Prandaj, sot në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit,nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit është shënuar 7 Marsi, dita e mësuesit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 07.03.2021-07.03.2022.I pranishëm në ketë takim ishte edhe i pari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, drejtorë shkollash si dhe mësimdhënës të pensionuar të cilët janë nderuar me mirënjohje. Në përkujtim të 7 Marsit të vitit 1887, ne jemi krenar me mësuesit tanë të të gjitha gjeneratave. Çdo ditë e më shumë po ndihem krenar me mësimdhënësit dhe nxënësit në komunën tonë tha kryetari Ramosaj. Duke qenë falënderues për punën që bëni, ju dëshiroj pensionim të mbarë dhe të shëndetshëm.

Edhe drejtori i DKA-së, Bekim Vishaj falënderoi me këtë rast të gjithë mësimdhënësit për pjesëmarrje në këtë takim, njëkohësisht i falënderoj për bashkëpunimin e ndërsjellë me DKA-në.Në këtë takim të përbashkët u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga periudha kohore 07.03.2021-07.03.2022.Këta janë emrat e mësimdhënësve të cilët u nderuan me mirënjohje: Miftar Tolaj, Muzli Muçaj, Nezir Binakaj, Zenel Kasumaj, Bajram Cacaj, Hasan Zenuni, Afrim Sejfijaj, Milaim Qorraj, Xhafer Shala, Hamdi Imeraj.Me mirënjohje, pas vdekjes u nderuan këta mësimdhënës: Idriz Binakaj, Smajl Selmonaj, Bajram Januzaj, Fate Idrizaj, Haki Alimusaj, Gazmend Berisha, Avdyl Jasiqi, Zymer Kadrijaj.Mirënjohje u ndanë edhe për punëtorët teknik: Murat Avdimetaj, Ajmone Panxhaj, Drita Ibërhysaj, Sylë Mustafaj, Hasan Mehmetaj, Naser Ramosaj si dhe për ata që u ndanë nga jeta Ali Sumaj dhe Rexhë Avdimetaj. Urime 7 Marsi mësues,urime dita juaj.Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit!

Të ngjashme