BE konfirmon pezullimin e bisedimeve, kërkon të gjenden autorët e vrasjes së Ivanoviqit  

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 11:35 | Nga Besa Maliqi

Maja Kocijanqiç, zëdhënëse në zyrën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, ka konfirmuar për Ekonomia Online se për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit këtë mëngjes, bisedimet për dialogun në nivel teknik janë pezulluar.

Ajo tha se Bashkimi Evropian dënon  vrasjen e Ivanoviçit, duke i shprehu ngushëllime familjes së tij.

Sipas Kocianqiç, BE pret nga autoritetet sundimit të ligjit të mos kursejnë asnjë përpjekje për të gjetur autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonesë.

“Edhe EULEX do të mbështesë autoritetet në përputhje me mandatin”, siguroi ajo, raporton EO.

Ajo u shpreh se BE u bënë thirrje të gjitha palëve të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të funksionojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme