Bekim Zogaj do të jetë gjyqtar në Euro 2024

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian në futboll do të nis më 14 qershor të këtij viti, ku 24 shtete do të garojnë për trofeun e më të mirit.

Në këtë ngjarje madhore të futbollit evropian është kualifikuar edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të jetë në grup së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Ndërkohë, gjyqtari Bekim Zogaj nga Deçani, shtetas zviceran, do të jetë njëri nga gjyqtarët që do të ndajë drejtësi në Euro 2024.

“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, shkroi Zogaj në rrjetin e tij social në Facebook.

Do të jenë plot 51 ndeshje në këtë turne, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në Allianz Arena në Munich.

Të ngjashme