Berisha: FSK gati të bëhet ushtri, transformimi përmes ndryshimeve kushtetuese

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 13:14 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha se FSK-së është gati të shndërrohet në ushtri.

Kjo sipas ministrit duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese ngase kjo do të mundësohet integrimin sa më të shpejtë në NATO.

Berisha tha se krejt çfarë po presin janë kushtet ligjore e kushtetuese për këtë transformim, pasi gjithçka tjetër është plotësuar.

Madje ai shpreson që për këtë temë të diskutohet edhe në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri që po mbahet në Korçë.

Këto komete ai i bërë në shënimin e “Ditës së Forcës”, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë krenar që jam në krye të një institucioni që është vlerësuar si institucioni më i besueshmi në vend  dhe me këtë rast dua të shfrytëzoj rastin që të ia uroj të gjithë pjesëtarëve të FSK-së këtë ditë, kisha pasur dëshirë që secilit veç e veç të ia uroj por në pamundësi atëherë do të shfrytëzoj këtë formë që t’ia përcjell urimet për këtë ditë, për festën tonë”.

“Rezultatet dhe sukseset e pjesëtarëve të FSK-së na bëjnë me u ndje krenar, kjo çka e pamë sot këtu me të vërtetë është krenaria jonë dhe ne në të ardhmen do të angazhohemi që t’iu krijojmë kushte sa më të mira, mundësinë që edhe më tutje të zhvillohen, arsimohen dhe t’i kryejnë trajnimet profesionale që të jenë të gatshëm edhe për detyra të reja që i presin”.

“Siç e dini sot edhe në Shqipëri mbahet mbledhja e dy qeverive, shpresojmë që edhe nga këto dy qeveri njëra prej temave që do të diskutohet sigurisht të jetë edhe çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Për çka thotë se FSK është e gatshme të transformohet pasi sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet që FSK të jetë ushtri”.

“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet, i kemi plotësuar kapacitetet tona operacionale për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, po presim që të krijohen kushtet edhe të krijojmë një klimë më të volitshme që kjo të ndodh në mes të ndryshimeve kushtetuese sepse transformimi me ndryshime kushtetuese e lehtëson edhe integrimin në NATO edhe po ashtu jemi duke punuar që të avancojmë edhe të zgjerojmë bashkëpunimin rajonal dhe shpresojmë që shumë shpejt me këto kapacitete do të jemi pjesë e kontributit të sigurisë, jo vetëm që të jemi konsumues por edhe të jemi kontribuues proaktiv të sigurisë”.

Të ngjashme