Bërnabiq: Është koha për zgjidhjen e çështjes me Kosovën

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:48 | Nga

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se është momenti që të dilet nga konflikti i ngrirë me Kosovën.

Ajo ka deklaruar se tash është koha që të niset rruga në të cilën kombet kanë zgjidhur probleme dhe kanë dalë fitimtarë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Bërnabiq ka ftuar të gjithë aktorët politikë dhe publikë në Serbi që të marrin qëndrime të përgjegjshme rreth çështjes me Kosovën. Përtej kësaj kryeministrja serbe ka ftuar qytetarët që ta përkrahin presidentin Aleksandër Vuçiq “Në përpjekjen e tij për të gjetur zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë dhe të ardhmen e të gjithë vendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme