Bërnabiq: Kurti është inkurajuar edhe më shumë nga ngjarjet në Beograd

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se ishte e pritshme sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot sërish kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, duke shtuar se tani është inkurajuar edhe më shumë nga ngjarjet në Beograd.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë për media, ajo theksoi se për shkak të protestave në Beograd, tash e pesë ditë nuk ka kohë të merret me atë se sa Kurti po i ngacmon serbët në Kosovë.

“Për sa i kërcënon pronat e serbëve në Kosovë, çfarë po ndodh në Banjskë, si i keqtrajton familjet. Nuk mund të merremi as se sa e kërcënuar është Kisha Ortodokse Serbe në Republikën e Kroacisë për momentin. Sepse ne merremi me ato çështje, ne merremi me ata votues nga Republika Srpska, nga të cilët fillimisht ishin 40 mijë, pastaj 50 mijë, madje as edhe aq zero, kështu që në fund e karakterizuan si migrim të brendshëm”, tha Bërnabiq.

Të ngjashme