“Bllokohet” Prishtina, kolona të gjata të veturave

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çdo pasdite rrugët në qendër të Prishtinës kthehen në një kaos të madh, kjo për shkak të përfundimit të orarit të punës në shumë institucione dhe si rezultat i kësaj rrugët bllokohen dhe krijohen kolona të gjata, raporton Ekonomia Online.

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, për shkak edhe të motit me borë është dashur të bëhet edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës në mënyrë që të mënjanohen kolonat e gjata. Intervenimi i tyre ka ndodhur pas ankesave të qytetarëve të kësaj zone të cilët ishin ankuar se janë të bllokuara rrugët.

Qytetaret prapa kamerave i thanë Ekonomia Online se çdo ditë përballen me këso vështirësi dhe sipas tyre ky problem është bërë tashmë i zakonshëm në qendër ku edhe fluksi i qytetarëve është më i madh.

Ata thonë se çdo herë është e njëjta situatë e sidomos kur ka mot të ligë  është edhe më e tepërt.

Gjendja e njëjtë ka qenë edhe në rrugën “Luan Haradinaj” ku veturat u bllokuan për një kohë të gjatë pa lëvizur.

Të ngjashme