Brexit pa marrëveshje, bizneset britanike të tmerruara

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se po fokusohen në mospajtime të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, përderisa kanë paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitu për një skenar pa marrëveshje.

Përderisa dita e daljes së Britanisë nga BE-ja po afron, bizneset kanë përcjellë të trishtuar përleshjet e vazhdueshme brenda Westminster.

Kabineti qeveritar u takua të martën për të diskutuar rreth përgatitjeve për një dalje pa marrëveshje.

Mirëpo disa grupe kanë thënë se ideja për daje nga BE-ja pa marrëveshje nuk është kredibile.

Organizata të ndryshme të bizneseve në një deklarate te përbashkët kanë thënë se mungesa e progresit në parlament nënkupton që rreziku për Brexit pa marrëveshje po rritet, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme