Britania pret të arrijë pajtueshmëri për Brexit gjatë vikendit

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Theresa May do të rikthehet në Bruskesl për bisedimet për Brexit gjatë këtij vikendi, përderisa Britania dhe BE-ja po mundohen të arrijnë marrëveshjen në kohë për samitin e së dielës me liderët evropian.

Pas takimin dy orësh me zyrtarë të BE-së, kryeministrja britanike ka thënë se është arritur progres në formësimin e marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Britanisë për të ardhmen.

Spanja ka deklaruar se nuk do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit në qoftë se nuk ndryshohet pjesa për Gjibraltarin.

Lidhur me këtë pritet të ofrohet një zgjidhje para të dielës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme