Bytyqi: Mbyllja e Universiteteve Publike u keqkuptua nga mediet, do të ketë riorganizim

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 13:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se deklarimet për mbylljen e Universitetet Publike janë keqkuptuar nga mediet, raporton Ekonomia Online.

Ngase sipas tij, ministria nuk do të bëjë mbylljen e universiteteve, por vetëm do të bëjë shqyrtimin e punës së tyre, pra do të ketë riorganizimi.

Por në komisionin për Arsim ai ka nuk do të tolerojë më gjendjen aktuale në arsimin e lartë.

“Nuk do të mbyllim universitete, por do të shqyrtojmë punën e tyre, ku mund të vijë deri te riorganizimi i punës së tyre. Gjendjen e tanishme nuk duhet ta tolerojmë pasi baza e cilësisë së arsimit në universitetet tjera publike duhet të jetë të paktën në minimumin e Universitetit të Prishtinës. Sa i përket kolegjeve private, cilësia po ashtu nuk është e mirë. Nuk jam i kënaqur. Duhet të ketë rend”.

Bytyqi theksoi se problemet në arsimin e lartë kanë të bëjnë me mungesën e kuadrove, por edhe me mungesën e profesorëve që nuk i mbajnë ligjëratat me rregull.

“Kemi mungesë të kuadrove, kemi profesorë që ka emrin në universitet dhe nuk i mban ligjëratat, nuk kemi zgjidhjen e mirë, nuk kemi bazën e universiteteve. Krijimi i dy universiteteve publike po avancon cilësinë e këtyre universiteteve”, tha ai.

Ai pohoi se duhet lënë anash fitimin e poenave politikë, sepse me rëndësi është të ndryshojë arsimi në Kosovë.

“Edhe në testin “PISA” e shihni Slloveninë ku është, duhet ta marrim si shembull, duhet të bisedojmë rreth kësaj çështje që jo të synojmë të fitojmë politikisht, por edhe po të humbi poena politikë nuk ka rëndësi por të ketë arsim ndryshe në Kosovë”.

Ai ka paralajmëruar një provim shtetëror për të gjithë studentët në mënyrë që të ndahen në dy kategori.

Arben Dërmaku, këshilltar i ministrit Bytyqi, po ashtu tha se nuk do të ketë mbyllje të universiteteve, por profilizim dhe rioorganizim.

“Ne si grup bëjmë të ditur se nuk do të ketë mbyllje të universiteteve, por vetëm rioorganizim menaxherial i tyre. Ideja është të bëhen dy universitete publike. Verisioni i parë, njëri të qëndrojë ky që është UP dhe një në rrafshin e Dukagjinit, verisoni i dytë është më mbetë këto universitete, por të ndodh profilizimi i tyre”, tha Dërmaku.

Nezir Çoçaj, nga PDK, nuk u pajtua për ndarjen në regjione të këtyre universiteteve.

“UP është ndër universitetet më të ranguara edhe para universitetit të Tiranës, jemi 10 vite shtet nuk mund të jemi të parët më botë, kemi një situatë interesante. I keni përcaktu dy universitete, solucioni i ndarjes në regjione është i pa pranueshëm”, tha Çoçaj.

Komisioni për Arsim ka përkrahur financimin e kolegjit ndërkombëtar IBCM në Mitrovicë me nga 600 mijë euro në vit, sipas marrëveshjes së MASHT-it dhe Sparkit holandez.

Gjashtë vota ishin pro, një ishte kundër dhe një ishte abstenim për projektligjin për mbështetjen e kolegjit në Mitrovicën e Veriut.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku dhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit pas debateve që kanë pasur me Teuta Haxhiun e cila e ka kryesuar sot këtë komisionin.

Haxhiu iu ka kërkuar dy deputetëve që të mos dalin me tema nga  rendi i ditës, ndërkohë që ato  insistuan se janë brenda rendit të ditës.

Të ngjashme