Bytyqi: Nxënësit me nevoja të veçanta s’guxojnë të jenë të margjinalizuar, por të barabartë

Mitrovicë | 03 Dhj 2018 | 14:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, të organizuar nga Qendra Burimore “Nënë Tereza” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi tha se nxënësit me nevoja të veçanta janë kategoria më e ndjeshme e cila ka nevojë për më shumë obligim ndaj tyre në mënyrë që edhe ata të arsimohen si çdo fëmijë tjetër i barabartë.

Ministri theksoi se ka sfida kur flitet për arsimimin e personave me nevoja të veçanta, por tha se po punojmë dhe e kemi obligim që t’i kalojmë sfidat në këtë drejtim.

“Për mua ënjtë respekt dhe nder të jem këtu bashkë me nuk në një qendër burimore të rëndësishme për komunitetin që unë e quaj komuniteti më i rëndësishëm i yni që është me aftësi të veçanta. Është normale të flasim sepse e kemi obligim të punojmë dhe të krijojmë kushte për këtë kategori. Është zakonshme të themi se ka sfida kur flasim për arsimimin dhe edukimin e kategorisë me nevoja të veçanta”.

“…por ne jemi për të i kaluar këto sfida, e kemi për obligim të tejkalojmë këto sfida që kanë të bëjnë me arsimin dhe edukimin e kësaj kategorie në mënyrë që kjo kategori në asnjë mënyrë në shoqërinë tonë nuk duhet të konsiderohet e margjinalizuar por duhet të jetë e barabartë dhe e integruar në shoqërinë tonë”, tha Bytyqi.

Ministri theksoi se MAShT tashmë e ka të përgatitur infrastrukturën ligjore, e cila jep mundësi dhe obligon institucionet politikbërëse dhe arsimore të krijojnë kushte dhe të kujdesen për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, në mënyrë që ata të aftësohen për t’u kujdesur për veten dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë.

“Është vërtetë një ditë e shënuar, një ditë që ka për qëllim që të i vetëdijeso gjithë shoqërinë që kjo kategori duhet të jetë e barabartë, e integruar, e gjithëpërfshirës një jetën sociale, ekonomike dhe të zakonshme në jetën e qytetarëve tanë dhe anembanë”, tha ai.

“Kjo nuk është më një vetëdijesim për në por përgjegjësi e përditshme që ne kemi obligim që çdo dit të mendojmë për këtë komunitet për të i krijuar kushte, për të i arsimuar dhe ky komunitet ndjehet i barabartë në shoqërinë tonë”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se në vitin 2019 do jenë 100 asistent që do të inkuadrohen në shkollat e Kosovës, raporton EO.

“MASHT tashmë ka përgatitur infrastrukturën ligjore e cila u jep mundësi dhe bazë të kemi kushte dhe të jemi të obliguar që arsimimi i fëmijëve tanë të jetë në kushte të barabarta, shumicën e kategorive me nevoja të veçanta imkemi integruar në shkolla të veçanta dhe po bëjmë përpjekje që edhe pjesën e stafin arsimor të përgatitim dhe të ndjehen të gatshëm për në shkollat ku kemi fëmijë që kanë nevoja të veçanta”, tha ai.

Bytyqi ka vizituar ambientet e Qendrës dhe ka parë edhe ekspozitën e përgatitur nga nxënësit.

Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës tha se në bashkëpunim me MPMS-në dhe MAShT-in kanë bërë të mundur që një objekt të bëhet që nga 1 shtatori do të jetë në shërbim të këtyre fëmijëve si shtëpi për ta.

“Shumë afër këtij objekti është një objekt që në qëllim ka qenë i dedikuar si shtëpi për pleq ndërkohë me ministrinë e mirëqenies sociale kemi arrit marrëveshje që ky objekt të shërbejë për persona me aftësi të veçanta që do të ketë qëndrim gjithë ditore, por edhe mundësi të kalimit të natës atje për fëmijët që përfundojë mësimin këtu nga klasa e nëntë e më tej në mënyrë që të mos ndjehen të braktisur dhe do kenë mundësi të trajnimit apo mundësi të kyçjes për punësim për ta”, tha Mujka.

Në vitin 1992, Asambleja e Kombeve të Bashkuara 3 dhjetorin e përcaktoi si ditë ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, e cila ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen shoqërore në gjithë botën për kujdesin që duhet të kemi ndaj kësaj kategorie.

Të ngjashme