Çfarë kishte thënë Vuçiqi nëse Turqia do t’i shiste dronë Kosovës?

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte theksuar vitin e kaluar se furnizimi me dron luftarak “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

“Kur turqit thonë se do t’ia japin ‘Bayraktarin’ Prishtinës, nuk është lajm as i lehtë dhe as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan”, kishte thënë Vuçiq më 22 dhjetor.

Vuçiqi shprehej se për këtë Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të mirëpërgatitur, një skuadër luftarake për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.

“Përveç kësaj, ata nuk kanë të drejtë të armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, nënvizonte ai.

Të ngjashme