Daçiq thotë se ka informacione që seanca e OKB-së për Kosovën do të jetë e hapur

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ka marrë një mesazh nga ministri i Punëve të Jashtme të Guajanës, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se seanca e këtij organi të OKB-së kushtuar Kosovës do të mbahet nesër.

“Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi nga selia e OKB-së, gjegjësisht nga vetë kryetari, seanca do të jetë e hapur me vendim të kryetarit, pa votim”, tha ai për RTS, transmeton Klankosova.tv

Ai theksoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë marrë tashmë ftesën, pra vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur për të enjten në orën 15:00 me orën amerikane.

Të ngjashme