Dardan Abazi nga shoqëria civile, emërohet drejtor i Arsimit në Vushtrri

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, ferit Idrizi, ka emëruar Dardan Abazin, drejtor të Arsimit, pozitë kjo që kishte mbetur e zbrazët qe disa javë.

Abazi vjen nga shoqëria civile. Në vitet e fundit, ai ka qenë menaxher i Programit dhe hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP).

“Ai ka një përvojë të gjatë në politikat publike, mbi një dekadë në analizën e politikave publike, hartues i projekteve vendore e ndërkombëtare në sektorin e shoqërisë civile, si dhe me një përvojë të gjatë në reformën e administratës publike”, ka thënë Idrizi.

“Na priftë e mbara Dardan!”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë, në Facebook.

Të ngjashme