Dardan Sejdiu: Çështja e ndotjes së ajrit mund të zgjidhet me angazhim serioz

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 16:27 | Nga

Dardan Sejdiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit tha se çështja e ndotjes së ajrit mund të zgjidhet me angazhim serioz.

“Tema për të cilën jemi mbledh është temë që do bëhet aktuale çdo vit nëse nuk marrim diçka konkrete dhe serioze edhe pse duket alarmante dhe problematike për ta zgjidhur, por me angazhim serioz me anë të qeverisë kuvendit komunave mund të bëjmë zgjidhje afatgjate. Projekti i koogjenerimit është shembull i mirë se si mund të largohet përdorimi për shembull i mazutit si është bërë në Termokos.”

Ai propozoi 5 pika se si mund të dilet nga kriza e ndotjes së ajrit.

Unë do propozoj 5 politika konkrete që do mund ti përmblidhnim me grupet parlamentare. me 24 milionë shtesë mund të shtohet kapaciteti i koogjenerimit nga 240 megawat në 280 mg do ti mundësonte Termokosit lidhjen me 180 mijë konsumatorë sa i kemi tash 90 mijë. edhe komuna e Obiliqit duhet të merret me këtë ndotje. Mënjanimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare. 28 shtetet anëtare të BE secili prej tyre të bë donacion prej dy autobusëve, do të zgjidhte problemin e transportit publik atë të Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës që do të shkarkonte komunikacionin.

“Janë shpërndarë një numër i caktuar i licencave për ndërtimin e fermave për prodhimin e energjisë elektrike nga era, në këto ferma fryn era për 7,2 metra në sekondë 9,2 metra në sekondë, potenciali për ndërtimin e fabrikave për ndërtim , qeveria së bashku më ZRE të ecin më shpejtë në pajisjen e dokumentacioneve për donatorët që të prodhohet energji nga era. Propozoj në komunën Kastriotit Mitrovicës të bëjë furnizimin e komunave me pajisjet filtrues të ajrit, që zëvendësojnë 250 drunj, gjë që po zbatohet në shumë kryeqytete evropiane”, tha ai.

Të ngjashme