Debat në Komision – SBAShK thotë se nga kjo situatë duhet të dilet, Nagavci përmend ku s’pajtohen

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Arsim përfaqësues të SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës kanë diskutuar rreth grevës në arsim, raporton Ekonomia Online.

Vjollca Shala nga SBAShK-u tha se qëllimi i tyre është arritja e një marrëveshjeje.

“Jemi sot këtu me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët. Kërkesat që i ka paraqitur BSPK-ja nuk janë vetëm për SBAShK-un, por për të gjithë të punësuarit në sektorin publik”.

Ymer Ymeri, sekretar i SBAShK-ut kërkoi që të gjendet mënyra se si të dalin nga greva.

“Ju lutem të koncentrohemi në mënyrën që të dalim nga greva. Nëse kemi vullnet të dyanshëm dhe ju garantoj që sindikatat kanë vullnet që të dalin nga kjo situatë”.

“Nga kjo situatë duhet të dalim vetëm duke arritur një marrëveshje me anë të bisedimeve. Asnjëherë nuk i kemi mohuar të arriturat që janë përmend”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se pika e vetme që nuk pajtohen me SBAShK-un është kërkesa e tyre prej 100 euro.

Sipas Nagavcit, kjo kërkesë e SBASHK-ut po e pamundëson zgjidhjen e grevës.

“Pika e vetme ku unë dhe kolegët e mi nuk kemi arritur një mirëkuptim është kërkesa e parë që të përcaktohet një shtesë në vlerë prej 100 eurove. Ne kemi kërkuar që SBASHK-u të mos vijë me një kërkesë të tillë e cila pamundëson zgjidhjen e grevës”.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, nuk ka marrë pjesë në raportimin e ministres Nagavci dhe ministrit Murati në Komisionin për Arsim.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme