Defekt në gypin kryesor për linjën e Prizrenit, ndërpritet uji për disa fshatra

Gjakovë | 07 Pri 2022 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se është ndërprerë furnzimi me ujë për disa fshatra të Rahovecit dhe Prizrenit, si pasojë e paraqitjes së defektit ne gypin kryesor furnizues për linjën e Prizrenit.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës rreth paraqitjes së defektit, ekipi teknik janë paraqitur menjëherë në teren për organizim të punimeve dhe sanim të defektit.

Komunikata e plotë:

Defekt-Njësia Prizren.

Të nderuar konsumator, ju informojmë se për shkak të paraqitjes së defektit ne gypin kryesor furnizues Ø 350, për linjën e Prizrenit, jemi detyruar të ndalim furnizimin me ujë për këto fshatra.

  • Fortesë
  • Celinë
  • Krushë e Madhe
  • Nagavc
  • Hoqë e Vogël
  • Krushë e Vogël
  • Randobravë
  • Piranë
  • Retijë
  • Breg-Drini
  • Krajkë
  • Zymë
  • Shengjergj.
    Pas marrjes së informatës rreth paraqitjes së defektit, ekipa teknike, Njësia Prizren janë paraqitur menjëherë në teren për organizim të punimeve dhe sanim të defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Të ngjashme