Deputetët të painteresuar ta çojnë deri në fund diskutimin për dialogun

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 18:24 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë jo më shumë se 40 deputetë që po diskutojnë në seancën e jashtëzakonshme rreth dialogut me Serbinë.

Përkundër se ende nuk është harmonizuar një rezolutë e përbashkët,  e as ndonjë platformë, në sallë plenare aktualisht nuk ekziston kuorum për të votuar ndonjërin prej këtyre dokumenteve, raporton EkonomiaOnline.

Blerta Deliu Kodra, ka thënë se është humbje kohe ajo që po bëjën, teksa është drejtuar se nuk mund të vendoset asgjë pa unitet të të gjithëve.

“Ne po humbim kohë me gjëra të paqena. Është detyrë e jona që të punojmë bashkë. Kuvendi është ai që do ta ketë rolin vendimmarrës. Kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare si mund të bëhet pa 2/3 e votave të Kuvendit,” deklaroi Deliu.

Sipas deputetit të AKR-së, Islam Pacolli, tha se qysh nga debati i mëngjesit sheh më tepër fjalë sesa vepra konkrete.

“Prej mëngjesit më shumë po shoh fjalë se vepra. Duhet me na ardhe marre para familjeve tona. T’i lëmë inatet anash dhe me diskutu për një platformë. Është moment shumë i rëndësishëm që sot diskutohet edhe për territorin e Kosovës. E kemi një Kushtetutë që askush nuk mundet me lëvizë. Në fund të ditës nuk jemi në gjendje me nxjerrë një vendim së bashku. Çdo vendim që nxirret duhet me kalu nga Parlamenti. Duhet me diskutu, por jo në këtë formë,” është shprehur Pacolli.

Deputeti, Korab Sejdiu, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për gjendjen e krijuar në Kosovë, që sipas tij është gjendje krize.

“Kjo ndjenjë që është kriju, është rezultat i veprave të një njeriu me bashkëpunotë të tij që nuk dinë të funskionojnë në forma normale. Po ballafaqohemi me krizën e rradhës të krijuar nga ai, që kërkon të shpërqëndrohemi nga problemet reale. Sot është vetëm një ditë nga të gjitha. Jemi zëri juaj, Kosovës i kanë të tjerët borxh, e jo anasjelltas. Ky vend është i qytetarëve dhe askujt tjetër,” tha Sejdiu.

Ali Lajçi, e ka quajtur të mjerueshme senacën e sotme, për të cilën tha se do duhej të kishte qasje tjetër çështja e sotme.

“Do duhej ta kemi një qasje ndryshe, po të kishin dashtë të marrim Luginën, do duhej që Serbia të mos futej në Kuvendin e Kosovës, të mos shiteshin banesat. Ky lloj dialogu duhet të ndalohet deri në njohjen e Serbisë ndaj Kosovës. Pa status politik nuk ka asgjë, kemi pru debate që po mbahen sot dhe është mjerim,” deklaroi Lajçi.

 

Të ngjashme