Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19. Avdyli ka shkruar në Facebook se pas 3 jave izolim IKSHP e ka shpalluar si të shëruar nga koronavirusi pas testit negativ. “Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë […]
Deputeti i LDK-së shërohet nga Coronavirusi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19.
Avdyli ka shkruar në Facebook se pas 3 jave izolim IKSHP e ka shpalluar si të shëruar nga koronavirusi pas testit negativ.
“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim. Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës. Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220035014723299

















