Deshi të vriste gruan, një muaj paraburgim

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 15:15 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë nga neni 178 në lidhje me nenin 28 të KPK-së, dhe Dhunë në familje, e përcaktuar në bazë të ligjit mbi dhunën në familje.

Të pandehurit B.SH i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri B.SH dyshohet se me dt.27.05.2018, rreth orës 17.00, në banesën e tyre, në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjes verbale – fjalosje, i pandehuri B.SH me dashje tenton të privojë nga jeta duke e kapur për fyti si dhe duke e lidhur me një litar në regjionin e fytit gruan e tij tani të dëmtuarën B.SH, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, bazuar në nenet 187 par.1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme