Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ku në rend të ditës ka qenë kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në lidhje me njoftimet e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve, raporton Ekonomia Online.
Gjatë diskutimit, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, ka kërkuar që kjo çështje të jetë pika e parë e rendit të ditës, duke kërkuar përgjigje se pse trajtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb është vonuar për kaq gjatë.
Fillimisht, mbledhjen e ka lëshuar anëtari i KGjK-së, Ahmet Imami, ndërsa pas tij janë larguar edhe anëtarët Bashkim Hyseni dhe Besnik Bislima.
Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi, ka njoftuar se, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, takimi do të shtyhet për një datë tjetër.
“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, tha Thaqi.
LEXO EDHE:

