Detaje të policisë për aksidentin në Ferizaj, i vdekur një 43-vjeçar

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 11:20 | Nga

Policia e Ferizajt, njofton se sot rreth orës 04.25 minuta, në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekjeprurëse ka marrë personi me iniciale, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, lëndime trupore kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme