Detaje të reja për dy kosovarët e arrestuar nga Policia e Serbisë

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 16:29 | Nga

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se gjatë ditës së djeshme dy shtetas serbë të Kosovës janë arrestuar në fshatin Konçul në afërsi të Dheut të Bardhë, për shkak se iu gjet marihuanë. Bëhet fjalë për personat, D.A. dhe D.P., ndërsa taksisti që po i dërgonte për në Serbi është liruar.

“Konfirmohet se jane nxene dje ne Koncul, ora 15:51, me 3951 gr marihuane. Eshte fjala per D. A. dhe D. P, dhe sot gjate dites do te dalin para gjykatesit. Taksisti nga Bujanoci qe i ka vozitur eshte liruar”, tha për Express, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Mediat serbe raportuan gjatë ditës së sotme se dy shtetas të Kosovës u kapën nga policia serbe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme