Dezinfektohet çdo cep i Ferizajit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Çdo cep i Ferizajt me frekuentim e dendësi të lartë banorësh është dezinfektuar e po vazhdon ende puna nga punonjësit e ndërmarrjes “Pastërtia” dhe Brigadës së Zjarrfikësve për të larë e pastruar me kimikate higjiene këto rrugë.

Rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “12 Qershori”, “Ahmet Kaçiku”, “Ramadan Rexhepi”, “Uran Tinova”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, “Rexhep Bislimi”, “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Besim Rexhepi”, “Epopeja e Jezercit”, “Naim Beka”, “Driton Islami” e të tjera janë dezinfektuar e do të dezinfektohen. Aksioni do të vijoj edhe më gjerë ditëve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme