Dhuna, krimi, Trumpi – betejat e presidentit të ri të Meksikës

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:17 | Nga

Majtisti antiestablishment, Andres Manuel Lopez Obrador, ka shënuar fitore historike në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Meksikë, por nuk do të ketë shumë kohë për të festuar.

Duke nisur prej korrupsionit endemik e shkalla rekord e krimit, krejt deri te ekonomia në stagnim dhe fenomeni i quajtur Donald Trump, burri i njohur ndryshe si “AMLO” po e trashëgon një listë të ngarkuar të gjërave që duhet bërë kur zyrtarisht ta marrë përsipër detyrën, më 1 dhjetor, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e AFP-së.

Dhuna

Lopez Obrador u zotua në fjalimin e tij të fitores që ta ndryshojë strategjinë aktuale të Qeverisë për luftimin e karteleve të fuqishme të drogës në vend. Rezultatet e masave ushtarake të lansuara nga autoritetet e vendit më 2006 kanë qenë enorme.

Kartelet e fragmentuara po luftojnë me njëra-tjetrën, ndërsa autoritetet po mundohen ta kontrollojnë shkallën e dhunës. Vitin e kaluar, një numër rekord prej 25.000 personash janë vrarë.

Lope Obrador premtoi t’i luftojë “shkaqet rrënjësore të krimit”, duke i numëruar në këtë mes pabarazinë dhe varfërinë, ndonëse në fjalimin e tij ai nuk shpalosi aq hollësi. Por ç’është e sigurt, dhuna nuk pritet të marrë fund së shpejti, thotë Mike Vigil, ish-shefi i operacioneve ndërkombëtare në Administratën amerikane të Luftimit të Drogës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme