Dhunë në familje, burri e rrah gruan e tij në Ferizaj

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Dhuna ndaj gruas nuk ka të ndalur. Kështu, një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj, ku atje një burri ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Të ngjashme