Digjet gjatë mesnatës furgoni në Korçë, ngjarja ende pa shkak

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Një furgon është djegur gjatë natës në qytetin e Korçës në lagjen numër 10.

Mësohet se automjeti tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët rreth orës 00:45 pas mesnate.

Automjeti është në pronësi të shtetasit L.N., 31 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme