Digjet një restorant në Ferizaj, kryetari Aliu premton mbështetje

Ferizaj | 15 Nën 2018 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka përfshirë, mbrëmjen e sontme, një pjesë të konsiderueshme të restorantit “Kalaja e Krujës” në fshatin Dardani të Ferizajt.

Për të parë nga afër dhe solidarizuar me familjen Sallahu që zotëron këtë biznes, në vend të ngjarjes doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili.

Intervenimin e tyre të menjëhershë e bën edhe njësia e zjarrfikësve në Ferizaj, Policia e Kosovës dhe njësia e KFOR-it amerikan – LMT. Dëmet materiale ndonëse në fazë të hershme vlerësimi janë të mëdha, për fatin e mirë pa dëme në njerëz. Zjarri është lokalizuar në tërësi dhe po menaxhohet vazhdimisht nga ekipet profesionale të emergjencave.

Kreu i Ferizajt, Agim Aliu, theksoi edhe njëherë nevojën që të investohet në kapacitete të shtuara të mekanizmave intervenues për raste të tilla që dëmet si materiale edhe njerëzore të reduktohen në shkallë më të lartë në të ardhmen dhe që dora e shtetit t’i gjendet pranë bizneseve në raste të tilla fatkeqësish.

Aliu tha se Komuna e Ferizajt do t’i gjendet pranë me të gjitha kapacitetet e saja këtij biznesi në tejkalimin e kësaj situate.

Image may contain: 2 people, people standing, outdoor and indoor

Të ngjashme