Disa kryetarë komunash marrin pjesë në Kongresin e NALAS-it në Turqi

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me kolegë, kryetarë e nënkryetarë të Komunave të Kosovës dhe drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto ditë po marrin pjesë në punimet e Kongresit të NALAS-it në Turqi.

Aliu ka njoftuar se janë takuar me kryetarin e Dhomës së Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Bernd Vöhringer si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Evropës, Mathieu Mori.

“Në kuadër të punimeve të Kongresit të NALAS-it në Turqi, nder e kënaqësi e veçantë ishte edhe takimi e bashkëbisedimi në kuadër të sesioneve punuese, me Kryetarin e Dhomës së Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Bernd Vöhringer si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Evropës, Mathieu Mori, ku mbajta edhe një fjalë rasti me temë mbi qëndrueshmërinë e nivelit lokal ndaj fatkeqësive natyrore, mundësi kjo për shkëmbimin e ideve dhe lindjen e bashkëpunimeve në të ardhmen, për të fuqizuar pushtetin lokal e adresuar sfidat e autoriteteve lokale”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme