Distria Krasniqi e mposht me lehtësi garuesen serbe, marshon drejt medaljes evropiane

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Garuesja kosovare e mposhti pa problem në të tetën e finales garuesen serbe, Milica Nikolic, e cila i bëri tri gabime.

“Disi” e dominoi luftën dhe në fund fitoi me plot meritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike synon të shpallet kampione evropiane sot.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.

Të ngjashme