Ekonomia Online
FUNDIT

Distria Krasniqi në finale, siguron medalje në Evropian

Distria Krasniqi në finale, siguron medalje në Evropian

Distria Krasniqi po shkëlqen në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Kampionia olimpike e siguroi kualifikimin në finale dhe do të përballet me italianen Odette Giuffrida. “Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, […]

Distria Krasniqi po shkëlqen në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike e siguroi kualifikimin në finale dhe do të përballet me italianen Odette Giuffrida.

“Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.

Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.

E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Të ngjashme