Ekonomia Online
FUNDIT

Distria mposht serben Nishaviq për 29 sekonda

Distria mposht serben Nishaviq për 29 sekonda

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale. Pasi mposhti me ippon […]

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale.

Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren e radhës.

Pas radhe, ‘viktimë’ e Distrias ishte serbja Nikolina Nisavic, e cila gjithashtu u mposht me ippon për vetëm 25 sekonda.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me Reka Pupp të Hungarisë.

Të ngjashme