Dita e luleve të Shkodrës, festa tradicionale me lule dhe këngën e luleborës

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo fillim Maji te festohet “Dita e luleve”.

Një festë tradicionale që prej vitesh bën bashkë të vegjël e të mëdhenj, ku të gjithë i këndojnë Lule Borës, Karajfilave e luleve të bukura që sjell pranvera.

Aktivitetet që këtë vit zgjaten për dy ditë me radhë, kishin ne fokus fëmijët e shkollave.

Në qendër të qytetit u organizua edhe panairi i luleve të mbjella nga vetë nxënësit e shkollave dhe kopshteve.

Të veçanta ishin punimet me materiale të riciklueshme të përgatitura nga fëmijët me aftësi ndryshe të shkollës speciale “3 Dhjetori”, me anë të së cilave ata përcillnin mesazhin për mbrojtjen e natyrës.

Në Shkodër, Dita e Luleve është një festë tradicionale që ka nisur të festohet shume kohë më përpara.

Ky qytet mbetet shumë i lidhur me to pasi në çdo banesë karakteristike ka bahçe plot me lule ndërsa ndër vite, artistët shkodrane i kanë kushtuar luleve plot 150 tekste këngësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme