Dogana konfiskon 21 kg duhan të grirë në Vërmicë

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një 21 kg duhan të ngrirë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë në një furgon me targa të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Doganës në furgonin e ndaluar të mërkurën në mbrëmje, ishin 42 paketime të fshehura në vende të ndryshme në veturë.

“Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij. Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Të ngjashme