Drejtori i AKI-së ftohet të raportojë në komision për gjendjen në veri

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 13:49 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, është ftuar që të raportoj para anëtarëve të komisionit raportuar para anëtarëve të këtij Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni të enjten.

Kryetarja e komisionit, deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se me Gashin do të diskutohet gjendja e sigurisë në përgjithësi e në veçanti në veri pas ngjarjeve të fundit atje, raporton Ekonomia Online.

“…për gjendjen e sigurisë në vend, po me theks të veçantë për zhvillimet në veri pas ngjarjeve të fundit atje. të gjitha pyetjet do to ngrisim në komision, unë sot nuk do të paragjykoj se cilat do të jenë ato për shkak se në dakordim me anëtarët e komisionit do të përgatisim një mori pyetjesh që do të jenë në interes të komisionit në mënyrë që të sigurohemi se kemi informata të sakta se çfarë po ndodh atje”.

“Ne nuk do të paragjykojmë në këtë fazë se a ka pas dështim apo jo, prandaj i kemi thirr përgjegjësitë të raportojnë para komisionit dhe pas marrjes së informatave do të dalim me qëndrime dhe në bazë të njohjes që marrim nga përgjigjet e tyre atëherë do sigurohemi për çfarë bëhet fjalë dhe nëse ka pas neglizhencë përkatëse do të kërkojmë llogari”.

Deputetja e PDK-së, anëtarja e komisionit Xhevahire Izmaku, tha se përveç drejtorit të AKI-së, në raportim do të thirret edhe drejtori i Policisë së Kosovës.

“Në bazë të kompetencave tonë, deputetë anëtarë të komisionit do parashtrojmë pyetje që kemi interes jo vetëm ne si deputetë, por edhe për publikun. Pyetjet që do t’i drejtojmë drejtorit të agjencisë konsideroj që do të jenë të drejtuara edhe drejtorit të policisë se Kosovës”.

“Unë konsideroj që kemi pyetje që duhet me u adresuar për zhvillimet e fundit edhe ndaj drejtorit të Policisë. Unë e konsideroj që e kemi edhe në program menjëherë pas drejtorit të agjencisë, janë pyetje që duhet drejtuar për shkak të zhvillimeve të fundit”, tha ajo.

Të ngjashme