Drejtori i Policisë kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për anëtarësim në Interpol

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 12:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Çalaj, në ceremoninë zyrtare të 19-vjetorit të themelimit të Policisë, tha se Policia e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e organizatave Interpol dhe Europol.

“Sot shënojmë përvjetorin e 19-të të policisë, ditë e cila shënon epokën e rëndësishme të përkushtuar në sigurinë dhe paqen e Republikës së Kosovës”, tha Çalaj.

“Jemi krenarë me parimet që udhëheq policia, sepse këto janë standarde të larta dhe përvoja të mira demokratike”, tha ai.

Qalaj tha se në këtë ceremoni do të gradohen 57 kapitenë, 4 majorë dhe 5 nënkolonelë, raporton Ekonomia Online.

“Policia e Kosovës ka arritur zhvillimin dhe rritjen e saj në aspekt teknik dhe profesional duke u konsideruar institucion serioz për sigurinë e vendit dhe më gjerë”, tha ai.

Çalaj falënderoi menaxhmentin e policisë, ish-drejtorët e saj dhe secilin pjesëtar të policisë për kontributin e tyre në rritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, raporton EO.

Ai tregoi edhe për prioritetet e policisë që i trajton me përkushtim si aksidentet në trafik, sigurinë në rrugë, në shkolla, etj.

“Jemi duke punuar me autoritetet e tjera dhe ndërkombëtarët për sigurinë ndërkombëtare. Mirëpresim ndihmën e miqve ta përdorin mundësinë për në lobim dhe përkrahje të Kosovës në organizata si Interpol”, tha ai.

Të ngjashme