Dua Lipa nominohet për 3 çmime në “Brit Awards 2021”

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa përmes një postimi në llogarinë e saj ka treguar se ka marrë konfirmimin për nominimin e saj në “Brit Awards 2021”.

Të nominuarit u njoftuan sot pasdite për pjesëmarrjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Dua është e nominuar në “Female Solo Artist”, “British Single” dhe “Mastercard Album of the Year”.

“Tri nominime!!! Faleminderit “Brits”, mezi pres të ju shoh”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme