Ekonomia Online
FUNDIT

Dy nxënës goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

Dy nxënës goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

Dy fëmijë janë goditur nga një traktor në lëvizje, mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi deklaroi se dy nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës. “Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një […]

Dy fëmijë janë goditur nga një traktor në lëvizje, mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se dy nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës.

“Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori, me ç’rast kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal”, tha Gashi.

Ai theksoi se njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë më afër me rastin.

Të ngjashme