Dy policë të arrestuar për rastin Ivanoviq, policia konfirmon se është në kërkim të Milan Radojiçiqit

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të RKS-së, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, sot më 23.11.2018, pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, ka kryer kontrolle në katër lokacione në qytetin e Mitrovicës-Veri.

Në këtë operacion janë arrestuar katër (4) persona, tre (3) prej tyre  që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë;

N.S.  viti i lindjes 1976, M/S/K, njëherit zyrtar policor  në Veri të Mitrovicës.

M.R. viti i lindjes 1993, M/S/K;D.M. viti i lindjes 1970,

M/S/K, po ashtu zyrtar policor në Veri të Mitrovicës

A.C.  viti i lindjes 1965, M/S/K;

Ndërsa personi  i cili  ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është;

  1. M.R. viti i lindjes 1978 po ashtu M/S/K;

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme