Dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Itali

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 10:17 | Nga

Policia italiane e qytetit të Raguzës, në Sicili ka vënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës dy vëllezër shqiptarë Ardi Hasanaj 18-vjeç dhe Dragan Hasanaj 23-vjeç.

Dy vëllezërit janë arrestuar në flagarancë ndërsa po trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobusëve në hyrje të qytetit të Raguzës.

Në zotërim të 18-vjeçarit Ardi Hasanaj janë gjetur rreth 1 kg marijuanë e kokainë.

Në momentin e ndalimit dy vellezërit shqiptarë kanë tentuar t’i shmangen policisë por janë bllokuar pak metra më larg stacionit të autobusëve, shkruan oranews.

Vetëm 3 muaj më parë policia e Raguzës ka ndaluar Dragan Hasanj me 300 gr marijuanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme