Dy vetura kosovare ndeshen afër Shkupit, vdes 41-vjeçari

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 16:18 | Nga

Një person nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë.

Siç njofton policia maqedonase, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Wolksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën A.A. (41) nga Kosova. Dy automjetet ishin me targa të Kosovës.

Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhje e plotë të rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme