E rëndë: Alivanoset udhëtari në autobusin e trafikut urban, dërgohet në QKUK pa shenja jete

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Raste të shpeshta të alivanosjeve u kanë ndodh kohëve të fundit udhëtarëve nëpër autobusët lokalë, raporton Gazeta Sinjali

Një rast i tillë ka ndodh edhe gjatë ditës së sotme në një linjë të trafikut urban në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se një person është alivanosur në autobus.

Për rastin menjëherë janë lajmëruar organet e rendit, ku viktima është nisur për në QKUK me ç’rast është konstatuar edhe vdekja e tij, nga mjekët.

Më tutje, trupi i viktimës është dërgua në IML për obduksion.Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin.

Të ngjashme