Deshën të vinin pa para nga Mali i Zi në Kosovë. Që të mos e paguanin tankistin, i cili ua kreu shërbimin nga Rozhaja deri në Pejë, tre pasagjeret i dhanë pak dajak. Por, taksist shkoi menjëherë në stacionin policor dhe e raportoi rastin.
Më këtë rast, policia u ra në gjurmë tre pasagjerëve dhunues.
“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar po ashtu nuk i kanë bërë pagesën për shërbimin e tyre me taxi nga Rozhaja ne Pejë. Viktima ka pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.