E therri infermierin në QKUK dhe arratiset, policia e kërkon të dyshuarin

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin e së shtunës, ku një infermier i QKUK’së është sulmuar me thikë nga një person

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, derisa infermieri ishte në vendin e tij të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve të QKUK’së.

“Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, është therur me thikë viktima mashkull kosovar (infermier). Viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve të QKUK-së”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme