Edhe një javë kohë për të aplikuar në Akademinë Ndërkombëtare Verore

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 16:29 | Nga

Të gjithë studentët e interesuar për të aplikuar në Akademinë Ndërkombëtare Verore që po organizohet nga UBT, kanë edhe një javë kohë për të përfunduar procedurat e aplikimit.

Të drejtë për të aplikuar kanë studentët e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve vendore, si dhe universiteteve ndërkombëtare.

Disiplinat shkencore në të cilat mund të aplikoni janë: Shkenca kompjuterike, pastaj Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Juridik, Media dhe Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Financa, Banka e Sigurime, Shkenca të Ushqimit, Dizajni i Integruat, Infermieri, Siguri kibernetike, Roli i Edukimit, si dhe Turizëm i qëndrueshëm.

Pjesëmarrësit certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme