Edi Rama impresionon fton Elon Muskun – “Do më pëlqente të vija në Shqipëri”

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një video të takimit të tij me Elon Musk në Romë.

Rama në video shihet teksa flet gjatë gjithë kohës, derisa Musk duket se aprovon përmes lëvizjes së kokës secilën fjalë që nxjerr nga goja kryeministri i Shqipërisë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama për takimin me miliarderin amerikan që ka në pronësi ish-Twitterin tashmë të njohur tashmë si platforma “X”.

Elon Musk po merr pjesë në një festival politik konservator në Romë të organizuar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Përveç miliarderit të teknologjisë dhe kryeministrit Edi Rama, atje po merr pjesë edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Sipas TCh, biznesmeni dhe investitori Elon Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, u shpreh Musk.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, ftoi Kryeministri Rama.

Të ngjashme